Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka ndaluar 23 persona për mosveprim në bazë të dispozitave shëndetësore në kohën e pandemisë.
Më së shumti të ndaluar ka pasur në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit, ku në një lokal janë hasur 11 meshkuj kosovarë.
Rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, teksa policia raporton se me vendim të prokurorit, është ndjekur procedura e rregullt.
“Fsh.Korishe, Prizren 03.05.2020-21:05. Raportohet se në një lokal janë takuar 11 meshkuj kosovar të cilët kanë rënë ndesh me vendimin e Qeverisë dhe Ministrisë se Shëndetësisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndërsa, në Gjilan janë ndaluar gjashtë persona, në Gjakovë janë ndaluar tre, dhe në një rast tjetër në Mamush të Prizrenit janë ndaluar tre persona. /Telegrafi/