Telegrafi

Policia arreston 17 vjeçarin në Kaçanik dhe i konfiskon një armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 17 vjeçar në Kaçanik, si dhe i ka konfiskuar një armë zjarri.

Policia bën të ditur se sot rreth orës 14:10 Policia në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut një person posedon armë zjarri.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar dhe vendin. Nën autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, personi i dyshuar me inicialet R.L (M/K) i moshës 17 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor tê Kaçanikut, ndërsa arma e zjarrit me një karikator është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia njofton se i dyshuari, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore. /Telegrafi/