Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht motrën.
Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë, në ora 21:00.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/