Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtuesve të makinerive bujqësore që të kenë kujdes të shtuar kur vozisin në rrugë.
Në apelin e policisë thuhet se në Kosovë çdo vit ndodhin mbi 100 aksidente me mjete motorike, ku përfshihen makineritë bujqësore.
Në mesin e udhëzimeve janë që të mos drejtohet asnjëherë mjeti nën ndikim të alkoolit, të mos qëndrohet në anësoret e mjeteve të punës, të mos përdoret celulari gjatë drejtimit të mjetit si dhe të mos e ngisni mjetin kur jeni i lodhur.
Po ashtu, thuhet se kur është e mundur duhet të shoqëroheni nga një mjet përcjellës, të përdorni mjete reflektuese, të shmangni trafikun e dendur si dhe ngasjen në mot të ligë.
Ndërsa, gjithmonë thuhet se duhet të respektoni rregullat e trafikut rrugor, të përdorni material reflektues dhe trekëndëshin e sigurisë, të pastroni dhe zëvendësoni materialet reflektuese si dhe në fund “bëhu i dukshëm gjatë gjithë kohës”. /Telegrafi/