Policia angleze ka zbuluar identitetin e sulmuesit në Londër, që la të vdekur pesë persona dhe 29 tjerë lëndoi rëndë, shkruan Daily Mail.
Sipas informatave fillestare bëhet fjalë për një qytetar anglez me emrin Khalid Masood, transmeton Telegrafi.
“Masood ishte i njohur me një numër nofkash të ndryshme. Ai nuk ka qenë objekt i ndonjë hetimi dhe sipas informacioneve të inteligjencës dukej se ai nuk kishte ndonjë synim të kryej ndonjë sulm terrorist”, ka deklaruar Met zëdhënësi i policisë.
“Megjithatë, ai ishte i njohur për policinë për një gamë të dënimeve të mëparshme siç është: sulmi fizik, posedim i armëve sulmuesve dhe prishje të rendit publik. Ai ishte dënuar për herë të parë në nëntor të vitit 1983, kurse dënimi i tij i fundit ishte ai i dhjetorit të vitit 2003 për posedim të thikës. Ai nuk ka qenë i dënuar për ndonjë vepër terrorizmi”, ka shtuar policia.
Ndërkaq sipas Independent, Masood 52-vjeç kishte lindur në Kent të Anglisë. /Telegrafi/