Telegrafi

Policia amerikane rrethon burrin që kishte vrarë ish-gruan dhe katër persona tjerë, sulmuesi e kupton se nuk ka nga t’ia mbath – vret veten (Video, +18)

Kamera e vendosur në uniformën e policisë së Kalifornisë, ka filmuar momentin kur një burrë që kishte mbytur pesë persona qëllon veten me revole në barkë, duke mbetur i vdekur në vend.

Videoja shfaq policin amerikan duke ia drejtuar pushkën automatike Javier Casarez, i cili po qëndronte afër një veture të bardhë në Bakersfield, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa polici i afrohet Casarezit, vazhdimisht e urdhëron që ta lëshojë në tokë revolen. Por, Casarez ishte këmbëngulës dhe nuk u bindej urdhrave të policisë, dhe kur e kuptoi se nuk ka nga t’ia mban, vendosi ta qëllojë veten në bark duke mbetur i vdekur në vend.

Videoja është publikuar disa orë pasi 54-vjeçari Casarezi, qëlloi ish-gruan Petra, 50-vjeçarin Manuel Contreras dhe tre persona tjerë. Policia beson se Casarezi kishte planifikuar të kryej vrasje tjera, por intervenimi i shpejtë i autoriteteve të sigurisë bëri që ai të kapet, dhe duke parë se nuk kishte nga t’ia mbath vendosi ta vret veten. /Telegrafi/