Site icon Telegrafi

Policia amerikane publikon fotografitë dhe identitetin e autorit të sulmit të përgjakshëm, që vrau 22 persona dhe plagosi 60 tjerë

Policia ka arritur të identifikojë sulmuesin që në qytetin Lewiston në shtetin amerikan Maine, vrau me pushkë automatike 22 persona dhe 60 tjerë plagosi.

E autoritet e sigurisë kanë bërë të ditur se ka filluar operacioni masiv për kërkimin e tij, transmeton Telegrafi.

Zyra e drejtorisë së policisë në Lewiston ka njoftuar se bëhet fjalë për Robert Card, 40-vjeç, për të cilin thanë se “është i armatosur dhe shumë i rrezikshëm”.

Lexo po ashtu Të shtëna masive në Maine të SHBA, 22 të vrarë dhe 60 të plagosur – autori i sulmit në arrati

Robert Card që kreu vrasjet masive në Maine, është instruktor i armëve të zjarrit që u trajnua në ushtrinë amerikane, e së fundmi ishte vendosur në një qendër për kurimin e problemeve mendore.

Gjatë verës, Card qëndroi për dy javë në një qendër për trajtimin e sëmundjeve mendore. Raportohet se ai kishte bërtitur se ka dëgjuar zëra, dhe më pas kishte filluar të kërcënojë se do të vrasë të gjithë në qendrën ushtarake të trajnimit.

Për kapjen e tij janë angazhuar qindra policë, e në rrjetin social Facebook, policia publikoi tri fotografitë të tij, duke kërkuar nga qytetarët të ndihmojnë nëse kanë ndonjë informacion që do të çonte në lokalizimin dhe kapjen e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version