Telegrafi

Policia me aksion të gjerë për luftimin e kontrabandimit të mallrave

Policia e Kosovës në vazhdën e luftimit të dukurive negative ka ndërmarr një aksion policor kundër krimit të organizuar në gjithë Kosovën.

Aksioni është duke u zhvilluar në nivel lokal ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

“Aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me ATK-në, Doganën e Kosovës dhe Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se aksioni ka të bëjë me kontrabandimin e mallrave. /Telegrafi/