Njësiti i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë kryer sot një bastisje në Komunën e Zveçanit.
Bastisja është realizuar mëngjesin e sotëm ku dyshohet se në një depo kishte mallra të kontrabanduara.
Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut.
“Bastisja ka përfunduar, dyshohet për mallra të kontrabanduara, pije alkoolike. Nuk ka të arrestuar”, tha ai.
Ndryshe, policia në vazhdimësi po kryen operacione kundër kontrabandimit të mallrave./Telegrafi/