Site icon Telegrafi

Policia me aksion në veri të Mitrovicës, mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë

Zyra paralele tatimore e Serbisë e cila vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut është mbyllur sot nga autoritetet e Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani tha se kanë sekuestruar dokumentacionin dhe ka hapur një rast për falsifikim dokumentesh.

“Rreth orës 9:00 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksioni si zyre tatimore (si degë e  Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi has në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyll deri në verifikim të plotë të fakteve.

Rasti hapet dhe hetohet si falsifikim i dokumenteve, ndërsa nuk ka persona të arrestuar”, tha Elshani. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version