Site icon Telegrafi

Policia aksion në Prizren për lirimin e trotuareve, shqipton 33 tiketa trafiku

Foto: Ilustrim

Policia rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ për lirim e trotuareve, kontrollimin e motoçikletave dhe përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ky aktivitet i policisë përveç punës së përditshme, bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve në Prizren, sidomos në rrugën unazore të qytetit.

“Andaj, drejtoria rajonale në këtë aktivitet ka angazhuar njësi të specializuara të njësisë së komunikacionit rrugor dhe njësi tjera policore. Në angazhimet policor në Prizren gjatë realizimit të detyrave janë gjetur parregullsi në kundërvajtje dhe për këtë policia ka shqiptuar 33 tiketa trafiku”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim theksohet se me këtë aktivitet policia do të vazhdojë ditën e sotme dhe në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version