Këtë mëngjes në Komunën e Sarajit, afër fshatit Llaskarcë, policia ka realizuar aksion gjatë të cilit ka sekuestruar një makinë “Land Rover”, por personat të cilët ishin në ndjekje kanë arritur të ikin.
Banorët të cilët jetojnë në atë rrethinë ku ishte vendosur makina, thonë se kanë dëgjuar sirena dhe kanë vërejtur prani të shtuar të policëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MPB nuk jep detaje për këtë rast. Makina “Land Rover” ishte vendosur rreth 300 metra larg fshatit Llaskarcë, në autostradën Shkup-Tetovë dhe e njëjta ishte e mbyllur.
Banorët e fshatit ishin të frikësuar, ndërsa nuk kishin informacione të detajuara./Telegrafi/