Site icon Telegrafi

​Policia aksion në jug të Mitrovicës, sekuestron narkotikë dhe dëshmi tjera

Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve të vlefshme nga terreni ka realizuar një kontroll të detajuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në Fshatin Rekë, Mitrovicë-Jug.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar 8 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale prej 8.8 gram, 75 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 106.3 gram, 17 fara të bimëve narkotike Kanabis Sativa, 8 fishekë të kal. 7.92×57, 1 peshore digjitale, 1 mulli për bluarjen e marihuanës dhe 1010 euro para të gatshme.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë Krimteknika Rajonale, e cila ka realizuar fotografimin, evidentimin, matjen dhe sekuestrimin e dëshmive. Gjatë kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi, por i është lënë ftesë që të paraqitet në Polici për t’u marrë në pyetje. Lidhur me këtë rast, është informuar Prokurori Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda. Hetimi për këtë rast është duke u kryer nga antidroga Mitrovicë-Jug në bashkëpunim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version