Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion policor në disa lokacione në Vushtrri.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me përkushtim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend, veprave të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit. Ju konfirmoj se në ketë fazë është duke u implementuar një plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri”, ka thënë ai.
Hoxha tha për Telegrafin se detaje tjera nuk mund të bëhen të ditura deri në implementimin e plotë të këtij plani policor./Telegrafi/