Me një veturë të tipit Golf 2, Mujedin Spahiu, kishte shkuar në arat e fshatit Vitomericë të Pejës ku dyshohet se më pas bëri vetëvrasje.
Siç tregon djali i axhës së viktimës, për herë të fundit të martën rreth orës 16 të ndjerin që ishte i veshur me uniformë, e kishte parë një banor i kësaj ane.
Tani në familjen Spahiu në Dubovë të Pejës kanë hapur të pame. Familjarët prapa kamerës, thonë të kenë pasur pak njohuri mbi problemet që mund të ketë pasur i ndjeri. Por, nuk kanë informata konkrete, njofton Klan Kosova.
Zyra e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se po punohet për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Aty thuhet se rasti është klasifikuar si “Hetim i vdekjes”.
Mbase në zbardhjen e rrethanave që quan në vetëvrasjen e policit do të ndihmojnë edhe katër letra që vetë i ndjeri u kishte lënë familjes para se ta kryente aktin.
Me aktvendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Mujdini 46 vjeçari, varrimi i të cilit pritet të behët të enjten la pas gruan dhe 4 fëmijë.
Pesë vite me parë rrethana të ngjashme ishte vetëvrarë 37 vjeçari Luan Ademaj.