Telegrafi

Polici tregon se si funksionojnë pazaret me kultivuesit e drogës në Shqipëri: Para me thasë për policët! (Video)

Gjatë udhëtimit me një automjet në rrugët e Shqipërisë, i pyetur nga shoferi, polici i burgut të Shën Kollit në Lezhë tregon sesi funksionojnë pazaret e drogës në Shqipëri, duke cekur përfshirjen e punonjësve dhe drejtorëve të Policisë në këto parcela.

Sipas tij, rrënja e hashashit tremujor merret në mbrojtje nga Policia për 20 euro në dorë, si dhe prodhuesit duhet të paguajnë edhe 50 për qind të prodhimit që të jenë të lirë në aktivitetin e tyre.

Ndërsa, për rrënjën gjashtëmujore merret 50 euro dhe këtu janë të përfshirë edhe drejtorët e Policisë, të cilët ai i quan “bosët” e vërtetë që marrin para me thasë. Ata persona që nuk i japin lekët dhe përqindjen Policisë, arrestohen e iu asgjësohet bima narkotike.

“Shefit të Komisariatit dhe drejtorëve u shkon paraja me thasë. Ti punon lirshëm si në prashitje misri. Edhe nëse vjen Policia, tungjatjeta, ju lumshin krahët thonë”, tregon ai. /Jeta osh qef/