Telegrafi

Polici thyen xhamin e veturës me kokën e të riut me ngjyrë që e kishte prangosur (Video)

Një polic në Ohio të Shteteve të Bashkuara, ishte shumë i dhunshëm gjatë një operacioni për kapjen e një të riu me ngjyrë, të cilin pasi e prangosi e përplasi me fytyrë për xhami të veturës, ku nga goditja e fortë thyhet xhami me kokë.

Edhe pse kolegët e tij janë munduar ta mbrojnë duke u arsyetuar se i arrestuar ishte i dhunshëm, videoja e publikuar së fundmi në internet flet të kundërtën, transmeton Telegrafi.

Kamera e instaluar në një veturë, shfaq momentin kur Pele Smith shoqërohet nga policia deri në veturë derisa i kishte duart e lidhura me pranga.

Dhe në vend se të hapnin derën e veturës dhe ta fusin në ulësen e pasme Smithin, polici e përplas me fytyrë për xhamin që nga goditja e madhe thyhet. /Telegrafi/