Kamera e sigurisë e instaluar në veturën zyrtare të policisë, ka filmuar momentin kur një polic i cili po ndiqte një motoçiklist në autostradë sulmohet nga dy vëllezër.
Polici Garry Guild po ndiqte nëpër autostradë të riun Michael Barber, i cili kishte vjedhur motoçikletën në Indiana të Shteteve të Bashkuara, dhe po e voziste me shpejtësi prej 150 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
Por në një moment motoçiklisti duke tentuar t’i ikë humb kontrollin dhe rrëzohet nga motoçikleta, dhe në atë moment ndalon vëllai i tij i cili i del në ndihmë dhe fillojnë ta godasin policin i cili donte ta prangoste.
Për fat të mirë edhe policit i dalin në ndihmë dy motoçiklistë tjerë, të cilët ndalojnë dhe i ndihmojnë policit që të arrestojë vëllezërit e dhunshëm që po kërkoheshin për një kohë të gjatë nga policia. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hEv9Y73wqMU