Telegrafi

Polici refuzon lulen e vogëlushes, “gozhdohet” nga përdoruesit e rrjeteve sociale (Video)

Në një video të medieve të huaja shihet një vajzë e vogël e cila i ofron një polici një lule, ngjarje që thuhet të ketë ndodhur ditë më parë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një moment kur një vajzë e vogël i jep një lule policit të Njësisë Speciale të Malit të Zi, derisa po zhvillohej një protestë e nënave.

Dhe ka qenë publiku ai i cili ka reaguar ashpër, përmes rrjeteve sociale, për reagimin e policit.

Kritika, tallje dhe humor të zi, kanë qenë komentet e malazezëve, përdorues të rrjeteve sociale.

“Të fortë para fëmijëve dhe të dobët para krimit – kjo është pasqyra e policisë sonë”, ka qenë njëri nga komentet. /Telegrafi/