Telegrafi

Polici qëllon për vdekje afro-amerikanin 17-vjeç në Washington, kamera e vendosur në uniformë filmoi gjithçka

Janë publikuar pamjet e kamerave të vendosura në uniformat e policëve amerikanë, që qëlluan për vdekje një adoleshent afro-amerikan brenda një veture të vjedhur në Washington D.C.

Videoja shfaq skenat kaotike që ndodhën më 18 mars, kur policia në Park iu bashkuan patrullave të policisë metropolitane në Washington që të ballafaqohen me shoferin e një veture të parkuar para një blloku të ndërtesave kolektive, transmeton Telegrafi.

E kur policët konfirmuan se vetura ishte e vjedhur, siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, futen në veturë për ta zgjuar shoferin 17-vjeç Dalaneo Martin që ishte në gjumë.

Ai zgjohet nga gjumi dhe i kapluar nga paniku që policët tentojnë ta arrestojnë, ndezë veturën dhe tenton të largohet. Vazhdimisht bërtiste “largohuni nga unë”.

Madje njëri nga policët shihet duke u hedhur në rrugë nga vetura, derisa tjetrit i bërtet Martinit që të ndalet. “Ndalë, më lejo vetëm që të dalë”, thotë polici derisa nxjerrë revolen.

Ia drejton dhe vazhdon t’i bërtet, “ndalo ose do të qëllojë”. E kur Martin nuk i bindet urdhrave, polici e qëllon disa herë duke bërë që vetura të përplaset në një shtëpi.

Kamerat në uniformë gjithashtu tregojnë dy policët duke tentuar ta ndihmojnë Martinin, që ishte shtrirë në një fushë të gjelbëruar ku edhe ndërroi jetë.

Nga policia kanë bërë të ditur se policët janë suspenduar deri në përfundimin e hetimeve të brendshme, si dhe është bërë e ditur se asnjë prej tyre nuk është lënduar në këtë ngjarje. /Telegrafi/