Agjenti i forcave operacionale të policisë, Jeton Lami kërkon të lërë qelinë.
28 vjeçari që akuzohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj gjatë arratisë, ka apeluar vendimin e gjykatës së Kurbinit që e la në qeli.
Sipas hetimeve Lami shoqëroi Ervis Martinajn 2 ditë para zhdukjes së tij duke e transportuar nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas.
Jeton Lami me banim në Kamëz më herët kishte punuar edhe në komisariatin nr 2 në Tiranë para se të transferohej në sektorin e FAST, njësisë speciale për kapjen e personave në kërkim.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije për euronews Albania se pak ditë më parë ai është tranferuar nga Shënkolli drejt paraburgjimit 313 në kryeqytet nën masa të rrepsta sigurie.
Lami cilësohet si personi kyç për zbardhjen e hetimit që ka nisur për rrëmbimin me qëllim eliminimin fizik të Ervis Martinajt, por deri në këtë moment nuk dihet nëse ai ka bashkëpunuar me hetuesit. /Telegrafi/