Telegrafi

Polici plagosi dy persona në Mramor pasi gjuajtën me armë në drejtim të tij – Policia jep detaje

Foto: Arkiv

Dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke i plagosur dy të dyshuarit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:15 në fshatin Mramor të Prishtinës.

Siç thuhet në raport, të shtënave me armë i është kundërpërgjigjur edhe zyrtari policor ku si pasojë dy personat e dyshuar janë plagosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, në raport thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull (zyrtar policor). Po ashtu me të shtëna armësh i është kundër përgjigjur edhe zyrtari policor ku si pasojë dy të dyshuarit janë plagosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/