Një grua nga Kalifornia është konfrontuar keq me një polic, i cili u shfaq i dhunshëm derisa po tentonte ta prangoste.
Juanita Mendez-Medrano 52-vjeçe është arrestuar nga një polic derisa ajo ishte duke ecur në trotuar afër një shkolle të mesme, transmeton Telegrafi.
Por, pamjet e filmuara me telefon mobil, shfaq momentin kur Medrano derisa po mbante në duar një buqetë me lule përplaset me fytyrë për tokë nga një polic, i cili përdori forcë të tepruar gjatë arrestimit.
Ajo dëgjohet duke bërtitur, derisa ai e përplas në tokë dhe qëndron sipër saj duke u munduar t’ia vë prangat.
Por, policia e Kalifornisë ka lëshuar një komunikatë për media, në të cilën thuhet se Mendez-Medrano nuk ishte bashkëpunuese kur polici tentoi t’ia marrë të dhënat personale. /Telegrafi/