Telegrafi

Polici parandalon një grabitje në Gjakovë

Policia në Gjakovë njofton se sot në orë 09:21 në zyrën e kompanisë së telekomunikacionit “IPKO” në rrugën , “Nënë Tereza” në Gjakovë një person i dyshuar ka tentuar të kryej grabitje.

Zyrtari policor pas përfundimit të orarit të punës me të vërejtur situatën me vet iniciativë ka reaguar duke parandaluar grabitjen dhe arrestuar personin e dyshuar: F.K.

Personi i dyshuar është shoqëruar për në Sektorin Rajonal për Hetime dhe në konsultim me prokurorin e shtetit po vazhdohet me procedura të mëtutjeshme.