Telegrafi

Polici në New York u suspendua nga puna pasi u kap në një video duke ngufatur një njeri me ngjyrë

Një oficer policie në qytetin e New York-ut u suspendua nga puna të dielën, pasi u kap në një video duke ngufatur një njeri me ngjyrë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Këshilli i Qytetit të New York-ut, kohëve të fundit miratoi një masë që shqipton dënime penale për oficerët qe e përdorin këtë veprim.

Lidhur me këtë rast, Komisioneri i Policisë, Dermot Shea, e quajti incidentin e fundit si “shqetësues” dhe se duhet të merren masa të menjëhershme.

Videoja e cila u bë virale, tregon se si njëri prej oficerëve e kishte vendosur krahun në qafën e të arrestuarit.

Ndryshe ditë më parë, Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili ndalon policët të ushtrojnë ngufatjen e të dyshuarve gjatë arrestimeve, për shkak të vdekjes së George Floyd./Telegrafi/