Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot një pjesëtar i saj ka vrarë veten aksidentalisht derisa në poligonin gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës ishte në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri- certifikimi).
Kështu bëhet e ditur në një njoftim për media.
“Sot rreth orës 10:28, është raportuar se në poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës, një polic është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri- certifikimi).
Polici i plagosur është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, mirëpo nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e policit B.T.,44 vjeçar, punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.
Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht.
Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin. /Telegrafi/