Site icon Telegrafi

Polici në Britani të Madhe përfundon në spital, pasi u kërkoi të rinjve të respektojnë rregullat e bllokimit

Një oficer policie që po hetonte shkeljen e rregullave të bllokimit në Britani të Madhe, u dërgua në spital pasi u sulmua nga një grup të rinjsh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia u thirr të enjten pasdite në West Byfleek Park në Surrey, pas një raporti që një numër i të rinjve po shkelnin rregullat e bllokimit.

Policia e rajonit Surrey, tha se kolegu i tyre i cili po kryente punën, pësoi lëndime të vogla dore dhe në kokë.

Lidhur me këtë rast tre persona – një i rritur dhe dy të mitur, u arrestuan më vonë dhe u dërguan në stacionin policor.

Exit mobile version