Telegrafi

Polici ndalon shoferen pa arsye, për t’i bërë një befasi të këndshme (Video)

Në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara, një shofere ka mbetur e habitur kur policët kërkuan që ajo të ndalojë.

Por ankthi i saj ka ndryshuar shpejtë dhe për të mirë, me të kuptuar se është një lojë, transmeton Telegrafi.

“Është kundër ligjit që të vozisni në një ditë të nxehtë pa ngrënë akullore”, i ka thënë polici shoferes për t’i dhënë më pas një kon të mbështjellë.

Ajo dhe shoqëruesi saj kanë filluar të qeshin, pasi u befasuan nga akulloret që morën nga policët.

“Vetëm deshëm që të shohim njerëz me fytyra të buzëqeshura”, ka thënë polici Kevin Lands, kur është pyetur nga mediet për këtë veprim. /Telegrafi/