Telegrafi

Polici “harron” se ishte në një aksion bastisjeje, shihet duke kërcyer në një trampolinë – fillojnë hetimet rreth tij (Video)

Një oficer policie është duke u përballur me një hetim pasi ka shkaktuar zemërim kur ai u zbulua duke kërcyer lart e poshtë në një trampolinë gjatë një bastisjeje droge.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, polici u xhirua në një kopsht në një rrugë banimi në Coventry nga një fqinj dhe u pa duke hequr brezin e tij, para se të kryente një veprim të tillë, ndërsa kolegët e tij qeshnin.

Siç bëhet e ditur, Policia e West Midlands konfirmoi se ka nisur një hetim për incidentin, ndërsa mediumi britanik THE SUN, ka publikuar edhe pamjet.

Fqinji i cili filmoi pamjet ka thënë: “A është kjo për të cilën paguajmë taksat? Nuk mund ta besoj!”.

Policia e West Midlands lëshoi një deklaratë të hënën, e cila konfirmoi se është e vetëdijshme për qarkullimin e filmave që ‘tregojnë një polic në një trampoline’.

Një video e tillë vjen vetëm dy javë pasi oficerët e Policisë Metropolitane janë parë kërcenin me muzikë në protestat në Londër, ndërsa një tjetër ishte zbuluar duke luajtur me skateboard në Waterloo Bridge. /Telegrafi/