Telegrafi

Polici me makinë përplas për vdekje 12-vjeçarin në Gjirokastër

Foto: Ilustrim

Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë  pasi është goditur këtë të shtunë nga vetura në Gjirokastër, të cilën po e drejtonte një polic.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës. /Telegrafi/