Telegrafi

Polici gjuan me armë zjarri qentë endacak pasi iu vërsulen, IPK nis hetimet

Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të qenve endacak pasi ata i janë vërsulur.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të dielën.

Ndaj zyrtarit kanë nisur hetimet, njofton IPK

“Lidhur me rastin IPK-ja ka nisur hetimet lidhur me një rast të përdorimit të armës zyrtare nga një zytar policor. Rasti po hetohet edhe në koordinim me prokurorin e Shtetit. Për detaje do t’ju njoftojmë me kohë”, thanë nga IPK-ja.