Një video e Policisë së Kosovës ka qarkulluarnë rrjetet sociale, ku shihen pjesëtarë të PK-së duke ushtruar dhunë ndaj një të mituri.
I mituri B. GJ., 16 vjeçar në ato momente ishte i shtrirë në tokë dhe me duar të lidhura.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Palestrën e Sporteve në Komunën e Drenasit, gjatë lojës në futsall mes FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni.
Pamjet janë filmuar nga të pranishmit në sallë dhe janë shpërndarë më pas në rrjetet sociale.
Ndërkaq, ende nuk dihen arsyet e arrestimit të të miturit nga zyrtarët policorë.