Site icon Telegrafi

Polici i dyshuar për vrasjen në Bibaj të Ferizajt u dorëzua vet tek autoritetet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se një person në moshë të shtyrë është vrarë nga i dyshuari që është zyrtar policor.

Nga dyshimet e para Policia tha se kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.

Prokuroria e Ferizajt duke njoftuar për rastin tha se i dyshuari për vrasje është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Lexo po ashtu Policia: Zyrtari policor dyshohet se kreu vrasjen në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj

“Rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe një person ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Prokuroria e Ferizajt.

Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Nga Prokuroria e Ferizajt kanë deklaruar se për momentin motivet e ngjarjes nuk dihen derisa zyrtari policor i dyshuar për vrasjen është dorëzuar vetë tek autoritetet./Telegrafi/

Exit mobile version