Një video e publikuar së fundmi shfaq një femër më ngjyrë duke e lutur për ndihmë një zyrtar policor në SHBA, të cilit vazhdimisht ia bën me dije se nuk po mund të merrte frymë derisa qëndronte e prangosur dhe e shtrirë me këmbë lart e kokën poshtë, në ulëset e pasme të veturës së policisë në Aurora.
Kamera e vendosur në uniformën e policit shfaq Shaaeah Kelly më poshtë, duke kërkuar ndihmë nga zyrtari policor i Auroras, Denver, Levi Huffine, duke i thënë vazhdimisht se nuk dëshiron të vdesë në këtë mënyrë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur më 27 gusht të vitit të kaluar, kur polici Huffine arrestoi Kelly për shkak se nuk iu bind urdhrave të tij, pasi po rrihej me një femër tjetër në një park.
“Sa herë duhet të lutem, do të jem e mirë”, dëgjohet ajo në një moment duke i thënë policit.
Në anën tjetër Wilson ka mohuar kategorikisht akuzat e Kelly se e ka “torturuar”.
Vajza me ngjyrë e ka cilësuar veten fatlume që nuk ka vdekur nga asfiksia në pjesën e pasme të veturës. /Telegrafi/