Telegrafi

Policët vrasin të verbrin në dyqan, sepse ai ishte i “shqetësuar” dhe “mbante një thikë” (Video,+18)

Kjo video e publikuar së fundmi ka indinjuar shumë amerikanë, dhe jo vetëm, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në nëntorin e vitit 2015 kur nga policia u ekzekutua, 47-vjeçari James Hall, i cili zyrtarisht njihej si i verbër dhe me çrregullime schizoaffektive.

Siç edhe mund të shihet, i verbri është i shqetësuar teksa mban një thikë në dorë, por thuhet se nuk rrezikonte jetën e askujt.

Megjithatë, përkundër kësaj, policia kaliforniane nuk ka ngurruar ta vrasë atë. /Telegrafi/