Site icon Telegrafi

Policët urdhërohen t’i mbajnë jelekët antiplumb (Dokument)

Përveç ndërprerjes së pushimeve dhe zgjatjes së orarit nga 8 në 12 orë për Policinë e Kosovës, Drejtoria e kësaj të fundit ka dhënë një urdhër tjetër urgjent.

Njëri nga urdhrat që i janë dhënë Policisë është edhe vendimi që të gjithë policët medoemos duhet ta bartin jelekun  antiplumb dhe pajisje tjera të Policisë.

Ky urdhër urgjent që mban datën 4 prill përmban disa pika me anë të së cilës u kërkohet të gjitha drejtorive për disa masa që Policia duhet të ndërmarr ,sidomos rreth kishave dhe në rrugët që shpijnë për në shtetin fqinj, Maqedoni.

KosovaPress ka siguruar urdhrin urgjent me anë së cilit kërkohet nga Drejtoritë e Policisë të rajonit të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Prizrenit që t’i përmbahen këtyre pikave që ua sjellim më poshtë:

Exit mobile version