Telegrafi

Policët i shpëtojnë jetën një personi që deshi të bëjë vetëvrasje në Prishtinë

Një tentim vetëvrasje ka ndodhur sot në mëngjes në Prishtinë.

Një burrë ka dashur të hidhet nga kati i shtatë në të cilën gjendet banesa e tij, por atë e kanë shpëtuar policët duke e bindur që mos ta bëjë atë.

KosovaPress mëson se dy policët Sabri Shabani dhe Valon Hyseni e kanë penguar të njëjtin që të hidhet nga dritarja.

Sipas Policisë personi që ka dashur të bëjë vetëvrasje, është i sëmurë mendërisht dhe tani gjendja e tij është stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit te banesat e Standardit. /Telegrafi/