Një person ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në Prishtinë, të cilët të shtunën kishin shkuar për të zbatuar urdhrin e arrestit të dyshuarit.
Sipas raportit të Policisë ë Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën në Rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, kur i dyshuari, duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policor gjatë arrestimit ka rezistuar me ç ’rast njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore, përcjell Telegrafi.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/