Shtetet e Bashkuara janë ngritur sërish në këmbë pas publikimit të një videoje tjetër, ku shihet se si policia në Kenosha të Wisconsin e qëllojnë me revole disa herë një afro-amerikan të paarmatosur, shkruan CNN.
Afro-amerikani është dërguar me autoambulancë me urgjencë për në spital pas plagëve të shumta të marra, e pas këtij incidenti kanë filluar qytetarët të mblidhen në vendin ku ka ndodhur ngjarje me qëllim që të protestojnë kundër policisë, transmeton Telegrafi.
Siç raportojnë mediat amerikane, gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 ku policët ishin telefonuar për të intervenuar në atë që është karakterizuar si grindje në një familje.
Guvernatori i Wisconsin e ka identifikuar viktimën e sulmit si Jacob Blake, baba i tre fëmijëve. E videon rrëqethëse e ka publikuar avokati i familjes së Blake, Ben Crump, ku shihet momenti kur Blake i afrohet veturës dhe hap derën, ku më pas një polic e qëllon me shtatë plumba në shpinë duke e mbajtur për bluzë.
Raportohet se brenda veturës gjendeshin fëmijët e afro-amerikanit, i cili dyshohet se kishte tentuar të kap revolen brenda veturës. Megjithatë shumë qytetarë kanë dënuar ashpër reagimin e policisë.
E një rast i ngjashëm muaj më parë ngriti në këmbë SHBA-të. Bëhet fjalë për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd, i cili ndërroi jetë derisa policët po tentonin ta arrestonin. Madje njëri prej tyre i mbajti gjurin në qafë për 8 minuta. /Telegrafi/
WARNING: this video is extremely graphic.
Police in Kenosha, Wisconsin appear to shoot a man seven times in the back at point blank range after he ignores commands. We’re no other non-lethal methods considered, @KenoshaPolice?
https://t.co/dO4VimGCky— Julián Castro (@JulianCastro) August 24, 2020