Zyrtarët e Policisë së Kosovës nga 22 deri më 26 shkurt, ka zhvilluar disa aktivitete përmes ligjëratave në shkolla të mesme dhe shkollat e mesme të ulta në Komunën e Podujevës.
Me kërkesë të Stacionit Policor të Podujevës dhe me koordinim të Drejtorin Komunale të Arsimit dhe drejtorëve të shkollave, ligjëratat janë mbajtur kryesisht për temën “Substancat narkotike dhe pasojat e tyre”. dhe janë zhvilluar në shtatë shkolla (tri Shkolla të Mesme dhe katër Shkolla të Mesme të Ulta).
“Interesimi ka qenë mjaft i madh për pjesëmarrje duke pasur bashkëbisedim mes policisë, nxënësve dhe arsimtarëve se si duhet mbrojtur veten, parandaluar dhe raportuar këtë dukuri të dëmshme shoqërore. Pjesëmarrja e nxënësve në këto ligjërata për gjithsejtë 5 shkolla arrin 230 nxënës. Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të vizitohen edhe dy shkolla tjera për të përfunduar kështu organizimin vetëdijesues të koordinuar dhe mbështetur nga Stacioni Policor i Podujevës. Policia e Kosovës është gjithnjë e gatshme të bashkëpunojë në mënyrë që të rinjtë t’u shmangen dukurive negative që ndikojnë keq në shoqëri”, thuhet në njoftim.
Zyrtarët nga kjo drejtori kanë ligjëruar duke respektuar udhëzimet dhe masat bazuar në Manualin dhe rekomandimet e IKSHPK-së.