Telegrafi

Policët ia thyen xhamin dhe e tërhoqën zvarrë, megjithëse e kishte vënë rripin e sigurisë (Video)

Ky është momenti shokues, kur policët ia thyen xhamin e dritares, para se ta tërheqin zvarrë, me pretendimin se nuk e ka vënë rripin e sigurisë. Megjithëse, u deshën t’ia hapin, për ta larguar nga karrigia.

Pamjet e kësaj ndalese të trafikut në New Mexico, i tregojnë zyrtarët që sillen ashpër me Phillip Page, i cili mundohej të bisedonte në mënyrë të qetë, transmeton Telegrafi.

Shoqëruesja e shoferit, e ka filmuar atë teksa e nxjerrin sikur të ishte ndonjë kriminel i armatosur, për ta përplasur keq për asfalti.

“I kemi të vëna rripat e sigurisë, pse nuk po më kërkojnë lejen e vozitjes ose regjistrim”, ka thënë Page, derisa ishte ende në negociata me forcat e rendit.

Pas ngjarjes që është shpërndarë në internet, stacioni policor i asaj zone, ka thënë se xhami është thyer sepse ai refuzonte ta hapte dritaren, ndërsa nuk është përdorë forcë e tepruar. /Telegrafi/