Partia e ish kryeministrit maqedonas, VMRO-DPMNE ka kërcënuar qytetarët që të votojnë partinë e Nikolla Gruevskit.
Kërcënimi është bërë në forma të ndryshme duke i friksuar qytetarët, duke i kushtëzuar ata me qëllim që partia VMRO-DPMNE të fitojë zgjedhjet në shumë komuna të Maqedonisë, shkruan Zhurnal.
Këto të dhëna tronditëse për herë të parë i ka publikuar organizata “Civil”, e cila përmes një videoxhirimi tregon qaretë sesi policët e VMRO-DPMNE-së u janë kërcënuar qytetarëve që të votojnë për VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
“Erdhën dy anëtarë të VMRO-DPMNE-së, njëri i punësuar në polici me iniciale H.B, ndërsa tjetrin e njoh pasi jeton në vendbanimin tim dhe është me iniciale G.B. Më kërcënuan se nëqoftëse nuk votoj kandidatin e VMRO-DPMNE-së, do të rrezikohet jeta ime dhe fëmijët e mi. Më thanë se do të më japin një librez partiake, dhe më kërcënuan se nëqoftëse nuk voton do të jesh një dele e zezë dhe çdoherë do të jesh viktimë. Por unë ju thash se do të votoj për atë të cilën dua unë, u fjalosëm dhe në fund edhe u qortuam”, ka delaruar për organizatën “Civil” personi O.A.
Ndryshe para një viti gjatë publikimit të bombave të Zaevit, u dëgjua qartë sesi ish ministri i transportit Mile Janakievski, ish ministrja Gordana Jankullovska dhe shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protuger, ju kërcënohen qytetarëve se do ti vrasin dhe do ti hudhin në hendek nëqoftëse nuk i dëgjojnë urdhërat e VMRO-DPMNE-së gjatë zgjedhjeve komunale dhe parlamentare.
Më poshtë ua sjellim deklaratën tronditëse sesi policët të VMRO-DPMNE-së kërcënojnë qytetarët e Maqedonisë që ndodh vetëm në Uzbekistan dhe Kamboxh, por Gruevski këtë e ka bërë në zemër të Evropës ku demokracia është në nivelin më të lartë. /Telegrafi/