Site icon Telegrafi

Policët e bllokuar në veri, KFOR-i ka transportuar 9 policë të sëmurë

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka 9 pjesëtarë të saj, janë transportuar nga pikat kufitare në veri të vendit për në jug të Kosovës falë bashkëpunimit me misionin e KFOR-it .

“Bashkëpunim dhe kontakte të vazhdueshme Policia e Kosovës mban edhe me KFOR-in, të cilët sot kanë përkrahur transportimin e 9 zyrtarëve policorë, të cilët për shkaqe shëndetësore kronike janë transportuar nga veriu në jug”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Portalin Dukagjini.

“Referuar situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, Policia e Kosovës sipas nevojës bashkëpunon dhe mban kontakte të vazhdueshme me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare” , ka shtuar ai.

Policët në veri të vendit tash e 11 ditë kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare përtej barrikadave, kjo gjë ka ngritur shqetësimet e Sindikatës së Policëve dhe partive opozitare.

Ata kanë thënë se një gjë e tillë është përgjegjësi e institucioneve derisa nga partia në pushtet kanë thënë se po flitet se si tu ndihmohet atyre.

Exit mobile version