Site icon Telegrafi

Policët e akuzuar nga VV-ja për rrëmbimin e studentit, s’kanë qenë fare në vendin e ngjarjes

Tre zyrtarë policorë të cilët të premten u akuzuan nga Lëvizja Vetëvendosje se e kanë rrëmbyer studentin që ka quajtur presidentin Hashim Thaçi “hajn” gjatë një ligjëratë në një kolegj në Prishtinë, nuk kanë qenë fare në vendin e ngjarjes.

Lexo po ashtu Momenti kur nxirret jashtë studentja që i tha Thaçit “A je president i klanit pronto?” (Video)

Insajderi merr vesh se Arben Bytyqi, Arsim Jashanica dhe Arsim Rashica, të përmendur nga VV-ja, dje nuk kanë qenë duke e kryer punën e mbrojtjes së afërt të presidentit. Dy nga ta, sipas këtyre burimeve, kanë qenë në pushim, ndërsa njëri ka qenë në zyrë tërë ditën.

Lexo po ashtu Vetëvendosje: Policët e Hashim Thaçit kërcënojnë e rrahin studentët

Por, policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione lidhur me këtë çështje. Zëdhënësi Bajram Krasniqi tha se zyrtarisht nuk kanë ndonjë informatë lidhur me policët e përmendur.

Exit mobile version