Telegrafi

Policët amerikanë qëllojnë për vdekje një burrë, tenton ta nxjerr nga brezi revolen – në fund u konstatua se ishte revole ajrore

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane në Albuquerque, kanë filmuar momentin kur autoritetet e sigurisë qëllojnë për vdekje një burrë i cili tenton të kap revolen.

Roger Schafer, 57-vjeç, është vrarë  nga të shtënat në gusht të këtij viti, kur polici iu përgjigj telefonatës se një burrë po mbante në dorë një revole, transmeton Telegrafi.

E kamerat kanë filmuar policët duke e urdhëruar Schaferin të ngrit duart lart dhe t’i mbajë sa më larg brezit. Por, ai nuk iu bindet urdhrave të tyre – përkundrazi fillon t’i shajë.

Dhe në momentin që afron duart në bel, ata e qëllojnë duke e lënë të vdekur në vend. Sipas raporteve Schafer po ua drejtonte revolen kalimtarëve të rastit, duke krijuar një situatë kaotike.

Megjithatë pasi iu afruan viktimës, policët i gjetën një revole 9 mm që doli të jetë revole ajrore. /Telegrafi/