Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas bastisjes së një shtëpie në Prishtinë ka sekuestruar disa armë.
Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë, në ora 07:20.
“Njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, një karikatorë 123 fishekë të cal .të pa njohur, një pistoletë ajrore , një kornizë e armës, 11 pjesë të ndryshme të llojit të armës dhe një tytë armës pa numër”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/