Telegrafi

Policia e konfirmon arrestimin e Jabllanoviqit

Policia e veriut ka konfirmuar se para gjysmë ore ka arrestuar Aleksandër Jabllanoviqin.

Këtë e konfirmoi për KosovaPress, shefi i Operativës në stacionin e veriut në Mitrovicë, Zhelko Bojiq.

Sipas Bojiqit, deri më tani nuk ka shumë informata në lidhje me këtë rast, por vetëm mund të konfirmohet se tek ai është gjetur një armë e zjarrit.

Lexo po ashtu Kërcënon ‘Srpska’: Veriu do të reagojë, nëse KQZ lejon komisionerë të partisë së Jabllanoviqit

Versioni i parë i Policisë është se ai ka qenë duke pirë kafe afër një pompe dhe ka hasur në një grup personash duke vendosur posterë zgjedhorë që janë kundërshtarë të partisë së tij.

Bojiq tha se Jabllanoviq aktualisht po merret në pyetje në stacionin e Policisë në Leposaviq.

Aleksandër Jabllanoviq është kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës. /KP/