Telegrafi

Polica arreston 35 persona për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë ka arrestuar 35 persona të dyshuar për involvim në vepra të ndryshme të kundërligjshme.

Në njoftim të Policisë thuhet se 7 persona të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, Policia njofton se brenda 24 orëve, nga 40 aksidente sa kanë ndodhur, një ka qenë me fatalitet, 15 të tjerë me të lënduar, ndërsa 24 aksidente janë regjistruar vetëm me dëme materiale.

Policia ka shqiptuar 684 tiketa trafiku brenda 24 orëve.