Telegrafi

Poli ‘problemi’ i Memushajt për të mbetur në Serie A

Rënia e Pescarës në Serinë B ka vendosur Ledian Memushajn para dilemës nëse duhet të ndjekë skuadrën ku është kapiten edhe një kategori më poshtë, apo të synojë një ekip tjetër në elitën e futbollit italian.

Për të, kohët e fundit ka pasur interesim nga Bologna dhe SPAL, por sidomos ekipi i parë dukej më ngulmues për të afruar mesfushorin e përfaqësueses shqiptare.

Megjithatë, edhe transferimi te Bologna tashmë ndeshet me një pengesë shumë të madhe, transmeton PanoramaSport.

Bologna ka vënë si prioritet një futbollist tjetër për mesfushën, milanistin Andrea Poli. Sipas mediave italiane, në ditët e ardhshme do të zhvillohet një takim mes lojtarit dhe përfaqësuesve të klubit për këtë transferim, i cili do t’i kushtojë rreth 2 milionë euro Bolonjës.

Vetëm nëse dështon kalimi i Polit te Bolonja, atëherë klubi do t’i kthehet përsëri me ngulm pistës së Memushajt, futbollist për të cilin një vit më parë ishte gati të shpenzonte pikërisht 2 milionë euro për të blerë kartonin nga Pescara.

Tjetër interesim nga Seria A për Ledian Memushajn, e kërkojnë kampionët

E ardhmja e Memushajt, Zeman mund ta mbajë te Pescara për të synuar ringjitjen në Serinë A.