Telegrafi

Pokemon Go shpëton dyqanin e akulloreve nga falimentimi

Aplikacioni i famshëm Pokemon Go i ka rikthyer frymëmarrjen një dyqani akulloresh në Uashington.

Gary Dear, pronari i dyqanit të akulloreve “Mad Hatter-s” në Anacortes është shprehur se po kalonte një periudhë të vështirë në biznesin e tij të akulloreve për shkak të një sëmundjeje që shpesh herë e detyronte ta mbyllte atë për disa ditë.

Por krijesat virtuale të Pokemon Go kanë ringjallur biznesin e tij, duke sjellë fitime të dyfishta muajin e kaluar, transmeton syri.

Kjo pasi dyqani i tij ndodhet pranë disa Pokestops, ku lojtarët teksa shkojnë për të kapur Pokemonët bëjnë edhe një ndalesë të vogël duke u freskuar me akullore.